Tiranë, 4 gusht – Në Shqipëri është shënuar një rekord negativ i rasteve pozitive me Kovid-19 brenda natës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nga 546 testet e kryera, 130 prej tyre kanë rezultat pozitiv, që është numri më i lartë deri më tani që nga fillimi i pandemisë në ditët e para të marsit.
Kryeqyteti shqiptar vazhdon të jetë një vatër kryesore e sëmundjes. Nga rastet e reja të konfirmuara së fundmi, më shumë se gjysma ose 72 janë nga Tirana, ku janë gjysma e rasteve aktive ose 1.404 persona.
Në të njëjtën kohë, 23 njerëz u përfshinë në listën e të shëruarve, ndërsa katër persona kanë vdekur.
Edhe më tej shqetëson rritja e vazhdueshme e numrit të njerëzve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur si spitali Kovid 2, janë duke u trajtuar 116 pacientë, 30 prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Në Shqipëri janë realizuar 43.203 testime deri më tani, rezultat pozitiv është marrë në 5.750, betejën me virusin e rrezikshëm e fituan 3.054, ndërsa e jetën e kanë humbur 176 njerëz.