Athinë, 1 dhjetor – Në Greqi përsëri është rritur numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Kovid-19, janë regjistruar 2.199 të infektuar të rinj, ndërsa kanë vdekur 111 persona.
Nga rastet e reja, gjysma janë në Selanik (538), në Atikë (413) dhe në Larisa (112).
Në Repartet e kujdesit intensiv, në aparate të lidhur mjekohen 596 pacientë.
Që nga fillimi i epidemisë, në Greqi janë 107.470 të infektuar dhe 2.517 të vdekur nga Kovid-19.