Shkup, 25 prill – Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot përsëri e anuloi rishikimin e Raportit gjysmëmujor të Prokurorisë Speciale Publike.
Kryetari i Komisionit Aleksandër Kiracovski i informoi gazetarët se rishikimi i Raportit të PSP-së do të bëhet të premten ose gjatë javës së kaluar dhe me këtë u jepet hapësirë më e madhe të gjithë deputetëve që ta rishikojnë raportin i cili tashmë ka arritur në versionin elektronik.
Në seancën e Komisionit për sistem politik sot duhet të rishikohen raportet vjetore të Avokatit të Popullit, të Agjencisë së Administratës dhe të Drejtorisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale.