Përse u zhduk peshkaqeni më i madh në histori

70

Peshkaqeni më i madh në histori, i njohur ndryshe me emrin Megalodon, jetoi rreth 25 milionë vjet më parë. Kjo lloj gjallese në dallim nga të tjerat maturohej shumë vonë, rreth 25 vjeç. Dhe në të tillë formë arrinte 18 metra gjatësi. I konsideruar si “mbreti oqeanit” ai ushqehej me peshkaqenë të tjerë apo balena. Por përpara se të arrinte formën e maturuar në 25 vjeç, megalodonët e vegjël sulmoheshin shumë kollaj nga peshqit dhëmbë-brisk.

Kështu për t’i mbijetuar kësaj, foleja e tyre qe nëpër cekëtina derisa të rriteshin dhe aty ata ushqeheshin me peshq të vegjël. Studiuesit zbuluan një zonë në provincën e Tarragonës në Spanjë ku muzeu kishte mbledhur një seri dhëmbësh të këtij gjigandi dhe nisën t’i analizonin.

“Shumica e dhëmbëve ishin mjaft të vegjël për një kafshë aq të madhe”, shprehet Carlos Perez. Dhe duke marrë parasysh vogëlsinë e tyre, zona përreth mund të ketë qenë foleja e tyre. Sipas studiuesve ishte zonë perfekte, pasi ka ujë të ngrohtë, shumë peshq dhe lidhje direkte me oqeanin. Ftohja e kohës solli dhe uljen e nivelit të detit, e për pasojë zhdukjen e këtyre çerdheve ujore, ku ata mund të rriteshin. Kështu dalëngadalë ky gjigand deti u shua.