Deri në vitet 70 fjala celular nuk kishte fare të bënte me elektronikën apo telefoninë. Mes përdorimeve të zakonshme, përveç atyre referuar qelizave (biologjike), ishte ai i furgonit të policisë për transportin e të burgosurve. Fjala filloi të përdorej për telefonin e lëvizshëm në 1979, kur “The Bell System Technical Journal”, një revistë që shkruante për zhvillimet teknologjike, publikoi një artikull të titulluar “Koncepti i celularit” nga V.H. MacDonald. MacDonald. Aty përshkruhet skema e një rrjeti telefonik të lëvizshëm që përbëhet nga qeliza, me mekanizmat elektronikë të vendosur në një distancë precize nga njëri-tjetri. Në këtë mënyrë sinjali qëndronte konstant edhe kur telefoni lëvizte. Por shpikja e skemës kishte ndodhur më parë.
– QELIZAT. Sistemi u vu në punë në 1947 nga Douglas H. Ring dhe W. Rae Young, inxhinierë në “Bell Labs”, që dizajnuan një rrjetë me mekanizma elektronikë që e quajtën “skema celular”, sepse çdo mekanizëm elektronik me zonën e vet të mbulimit i ngjante një qelize biologjike. Një rrjet i konceptuar kaq mirë, në praktikë, lejonte që telefonatat të zhvendoseshin nga një qelizë të tjetra, duke ndenjur në të njëjtin kanal. Kjo është arsyeja se përse në fund, telefonat e lëvizshëm që përdorin rrjetë pa tela, u quajtën celularë.
– KURIOZITETI. Telefonata e parë me celular u bë në rrugët e Nju Jorkut më 3 prill të 1973-it, nga Martin Cooper, shpikësi i telefonit të lëvizshëm “AT & T”. Fjalët e para të asaj bisede ishin: “Joel, po të telefonoj nga një telefon celular, një telefon i vërtetë celular, një pajisje e lëvizshme që mbahet në dorë, një telefon celular prej vërteti”, rrëfeu Cooper-i. Për të bërë atë telefonatë që hyri në histori përdori një aparat “Dyna-Tac” të peshës 1,3 kg, i pajisur me një bateri që mbante etëm …30 minuta.