“Përse të jesh vetvetja kur mund të jesh unë?”.
Kjo pyetje bënte pjesë në një fushatë në rrjetin e marketingut të viteve 90, e krijuar nga Children’s Advertisers and Health Canada. Në video, dy vajza eksplorojnë një ”butik” që ofron produkte dhe procedura që ndihmojnë klientët të ndryshojnë pamjen e personalitetit.
“Mos u kënaq me faktin që je vetvetja”, thotë kështu një zë femërorë, ndërkohë që njëra nga vajzat “ekzaminohet” nga në make up që mbulon buzët e saja me një pigment të kuq të ndezur. “Përse të jesh vetvetja kur mund të jesh unë?”.
Sot ajo fushatë reklamuese duket më e suksesshme se kurrë, pastaj ajo pyetje tregon ekzaktësisht tipin e mentalitetit që rrjetet sociale po promovojnë: përse të jesh vetvetja kur mund të jesh si gjithë ato vajza të famshme dhe të bukura, stili Kylie Jenner?
Njerëzit e famshëm nëpër rrjetet sociale po fillojnë të duken të gjithë si clon i bukurisë. Pamjen e tyre e njihni: buzë të fryra, vetulla perfektë, ndoshta një vijë eyeliner e vizatuar dhe për të përfunduar, një dozë të bollshme me ndriçues dhe contouring në mollëza. Me dy penele, një palete të ngjyrosur dhe buzëkuq mat, dhe je në rrugën e duhur për ti ngjarë gjithë të tjerave.
Por, përse të jesh njësoj si të tjerat dhe të bëhesh diçka që synon? Ka disa faktorë, duke përfshirë mundësinë e dëshirës për tu ndjerë të përshtatshme për një tendencë dhe për të imituar njerëzit e famshëm. /PamfletiMAGAZINE