Përse nuset e bartin vellon?

Ekzistojnë zakone të llojllojshme dasmash, mirëpo arsyeja se si ky zakon ka lindur është larg nga romantika. Kurorëzimi do të duhej të paraqiste ditën më të lumtur në jetën e nuses dhe dhëndrit.

Për çdo nuse thuhet që është nusja më e bukur, dhe është ashtu, atë ditë asaj i shkëlqejnë veçantia dhe vetëbesimi i saj. Mirëpo, a keni pyetur ndonjëherë çfarë do të thonë zakonet të cilat me aq mendjelehtësi i praktikojmë? Nuset vellon e bartin që nga koha romake, edhe pse arsyeja për të nuk është edhe aq përrallore dhe romantike, siç kemi menduar. Në atë kohë, femrat nga koka deri te thembrat kanë qenë të mbuluara me pëlhurë të kuqe.

Pëlhura është dashur të paraqesë nusen në zjarr, në mënyrë që ajo t’i largojë dhe t’i frikësojë të gjithë shpirtrat e këqij të cilët do të dëshironin t’ia hidhnin mallkimin çiftit. Me kalimin e kohës dhe me ndërrimin e modës, nuset kanë filluar të bartin vellon për t’u mbrojtur nga shpirtrat e këqij. Deri në ditët e sotme velloja bartet për të mbuluar fytyrën para dhëndrit te rastet e martesave me shkuesi. Sot, më së shpeshti, velloja paraqet më shumë aksesor dhe stoli, se sa që simbolizon zakonet e vjetra. Përjashtim mund të gjejmë në kulturën hebraike, ku nuset bartin vellon në mënyrë që t’i tregohet publikut që dhëndri nuk martohet me nusen vetëm për shkak të dukjes së saj fizike.

Gjithsesi, neve na duket çdo nuse më e bukur, ndërkaq velloja, së paku në dukje, është detaj i butë, romantik dhe përrallor i çdo kurorëzimi.