Nëse keni teshtirë dy deri në tre herë radhazi kjo ndodh për shkak të “fuqisë” që gjendet pas hundës tuaj. E gjitha kjo ndodh për shkak të një ngacmimi që ndodh në rrugët e frymëmarrjes, kur disa grimca të huaja futen dhe veprojnë si stimulues të jashtëm duke arritur deri në mukozën e hundës. Kjo krijon lëshimin e histaminave të cilat irritojnë qelizat nervore në hundë.
Ndaj krijohet një lëshim i fuqishëm i ajrit dhe bën që të teshtijmë tre herë. Kjo ndodh edhe tek njerëzit me alergji të cilët mund të teshtijnë më shumë se një herë dhe kjo për shkak të irritimit.
Ngjan shpesh me një gjendje gjenetike e cila krijon reflekse të teshtimës megjithëse studiuesit besojnë se kjo ka të bëjë me mekanizmat nervorë. Në përfundim shkencëtarët besojnë se teshtima në tre stade ndodh jo vetëm prej infeksionit në rrugët e frymëmarrjes, por edhe kur kemi alergji, ftohtë apo kur kemi baktere të ndryshme në organizëm.