Përse nënat në Indi nuk i dënojnë fëmijët e tyre

Prindërit indianë besojnë se t’u bërtasësh fëmijëve nuk ndihmon në edukimin e tyre. Hinduizmi, budizmi dhe islami ndërthuren në këtë vend për të ndarë më së miri traditat e tyre. Edhe fëmijët më trazovaçë iu shmangen dënimeve këtu. Por si të bëhesh një prind i mirë, sipas traditës familjare indiane

TË JESH I DURUAR. Fëmijët në Indi mësohen të jenë të sjellshëm që nga lindja me çdo gjë të gjallë. Durimi është një virtyt shumë i rëndësishëm, ndërsa emocionet dhe nervozizmi konsiderohen si vese.
INFORMACION I KONTROLLUAR. Prindërit zakonisht i kufizojnë fëmijët e tyre për të parë televizor. Një qasje e tillë është shumë e rëndësishme sot, kur interneti dhe televizori mund të ndikojnë negativisht në personalitetin e fëmijës, në disa raste dhe të rrezikshme.
E PARA VJEN SJELLJA. Gratë indiane janë veçanërisht të kujdesshme në lidhje me etikën në tryezë dhe u mësojnë fëmijëve të tyre sjellje të përshtatshme. Në moshën 2-vjeçare, një fëmijë falet kur luan me ushqimin, por në moshën 10-vjeçare, një sjellje e tillë nuk tolerohet.
TË JAPËSH NJË SHEMBULL TË MIRË. Prindërit në Indi mendojnë se zakonet e tyre do të ndikojnë në karakterin e fëmijëve në të ardhmen, kur ata të rriten. Kjo është arsyeja se pse ata nuk i qortojnë fëmijët, por u tregojnë me shembullin e tyre se si duhen bërë gjërat. Edhe brezat e vjetër shpesh marrin pjesë, pasi disa familje mund të jetojnë nën një çati.
NJË LIDHJE E NGUSHTË. Mjekët indianë rekomandojnë që nëna dhe fëmija të flenë së bashku në mënyrë që të mund të ndihen të qetë kur qëndrojnë afër njëri-tjetrit. Nëse një fëmijë është i shqetësuar, nëna e merr menjëherë në krahët e saj.
TË MENDOSH ME ZË TË LARTË. Edukimi shkollor ka të bëjë me spiritualitetin dhe tolerancën. Fëmijët mësohen t’i thonë mendimet e tyre me zë të lartë dhe t’i diskutojnë ato. Sistemi shkollor vetë i stimulon ata që të zbulojnë potencialin e tyre.
TABUTË E MËSUESVE. Mësuesit indianë duhet të jenë shumë tolerantë: ata nuk mund të tregojnë pakënaqësi ose të kërkojnë diçka që nuk e bëjnë vetë. Shpesh mësuesit mblidhen për të diskutuar rregullat dhe sjelljet e tyre dhe jo të fëmijëve.
“MË MIRË SE TI”. Detyra kryesore për çdo student është të përmirësojë veten. Çdo muaj, studentëve të suksesshëm u jepen karta speciale. Fëmijët indianë përpiqen të jenë më të mirë se vetja dhe jo se dikush tjetër.
QËNDRIM JOFORMAL. Mësuesit nuk hezitojnë të tregojnë dashurinë e tyre për studentët. Megjithatë, ata nuk kanë nxënës të preferuar, sepse çdo fëmijë ka nevojë për nxitje. Ashtu si në çdo vend, edukimi indian dhe parimet edukative bazohen në mentalitetin e vendit. Megjithatë, nuk ka asgjë të gabuar në marrjen e mësimeve prej tyre, duke u bërë kështu më i këndshëm dhe më i duruar me fëmijët.