Sikur të mos mjaftonin punët e shtëpisë, prindërit për mos të thënë në të shumtën e rasteve mamatë duhet të bëjnë dhe punët që u përkasin fëmijëve. Këta të fundit duket se nuk bëjnë asgjë në shtëpi dhe shumë prindër i justifikojnë duke thënë se janë të vegjël. Sa më shpejtë të fillojë një fëmijë të kujdeset për veten apo gjërat e tij aq më i suksesshëm do të jetë në të ardhmen. . Sipas një studimi kryer së fundmi nga universiteti i Harvard-it fëmijët që mbledhin vetë lodrat, palosin apo organizojnë vetë dhomën e tyre nuk marrin kurrë për të mirëqenë se prindërit janë aty për të bërë gjithçka. “Nëse fëmijët nuk bëjnë asgjë, kjo do të thotë që dikush tjetër është duke e bërë për ta. Në këtë mënyrë ata zhvishen nga çdo përgjegjësi. Gjithashtu besohet se fëmijët që rriten duke bërë punë, do të zhvillojnë aftësi më të mira bashkëpunuese në punë.