Zgjimi herët në mëngjes ofron mundësi të mira si shikimi i lindjes së diellit dhe shijimi i një kohe të qetë me veten tuaj, para se dita e zhurmshme e verës të fillojë. Kujdesi për veten është shumë i rëndësishëm dhe mëngjesi është i përshtatshëm për t’ia kushtuar vetes. Duke lexuar diçka, duke pirë kafe apo thjesht duke shijuar qetësinë, kjo kohë e kaluar vetëm mund të transformojë ditën tuaj
Mëngjesi konsiderohet i mirë për të bërë gjëra të ndryshme. Në vend se të përpiqeni të vazhdoni gjumin, mund të shfrytëzoni atë kohë për aktivitete të ndryshme. Gjithashtu, shumë përfitime shëndetësore vijnë nga të zgjuarit e hershëm. Ju prezantojmë disa arsye pse është mirë që të zgjoheni herët gjatë verës.
PËRMIRËSON FUNKSIONIN NJOHËS. Njerëzit që zgjohen herët në mëngjes mund të përqendrohen më mirë, janë më të vëmendshëm dhe qëndrojnë energjikë gjatë gjithë ditës. Këtë përfitim mund ta përdorni gjatë verës, duke punuar sa më shumë në mëngjes, duke mësuar për studimet tuaja apo duke lexuar ndonjë libër. Kjo kohë është shumë e përshtatshme për të gjitha këto. Madje edhe një studim i Universitetit të Harvardit ka zbuluar se njerëzit në mëngjes kanë aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve, marrin nota më të mira dhe janë më produktivë në punë.
JU NDIHMON TË FLINI MË MIRË. Zgjimi herët ju ndihmon të flini më herët. Kjo ndihmon për të rregulluar ritmin dhe cilësinë e gjumit. Gjumi i bollshëm ul presionin e gjakut, përmirëson funksionin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe humorin. Nga ana tjetër, gjatë verës disa preferojnë të rrinë zgjuar deri natën vonë, por mos harroni se gjumi ka po ashtu rëndësinë e tij.
MË SHUMË KOHË PËR TË NGRËNË MËNGJES. Njëra prej pjesëve më të bukura gjatë verës është ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm. Ushqimi është karburanti i njerëzve dhe ai është i domosdoshëm që të jemi të mbushur me energji dhe të gatshëm për t’u përballur me botën. Kur zgjoheni herët në mëngjes keni kohë të mjaftueshme për të përgatitur receta të ndryshme të ushqimeve të shëndetshme. Më pas mund të shijoni ushqimin e përgatitur nën ngrohtësinë e diellit të mëngjesit.
USHTRONI HERËT. Mëngjesi është një prej pjesëve më të përshtatshme të ditës për të ushtruar. Kështu që nëse zgjoheni herët, do të keni mundësinë të ushtroni herët. Sipas ueb faqes për shëndetin “Healthline”, një stërvitje në mëngjes ju bën të ndiheni mirë duke përmirësuar humorin tuaj, ul stresin, redukton ankthin dhe rrit nivelet e energjisë. Prandaj, ngrihuni dhe praktikoni ushtrimet tuaja të preferuara.
MË SHUMË KOHË PËR VETEN. Zgjimi herët në mëngjes ofron mundësi të mira si shikimi i lindjes së diellit dhe shijimi i një kohe të qetë me veten tuaj, para se dita e zhurmshme e verës të fillojë. Kujdesi për veten është shumë i rëndësishëm dhe mëngjesi është i përshtatshëm për t’ia kushtuar vetes. Duke lexuar diçka, duke pirë kafe apo thjesht duke shijuar qetësinë, kjo kohë e kaluar vetëm mund të transformojë ditën tuaj. Pavarësisht se njerëzit dëshirojnë të qëndrojmë më gjatë zgjuar netëve të verës dhe të flenë më shumë ditën, nuk duhet të anashkalohet zgjimi herët. Filloni ta praktikoni atë dhe më pas ju jeni ata që vendosni se si dëshironi ta kaloni mëngjesin tuaj.