Rik Perri tregon dokumentin më të rëndësishëm në historinë e fundit të sportit britanez. Ai ka një fotografi në telefonin e tij. “Ky është shkrimi im, Graham ishte një kat më lartë, duke më pritur mua dhe unë kisha harruar të fusja inicialet ‘FA’ (Federata Angleze). Kështu që ajo pjesë është shkruar nga Graham dhe kështu është shënuar ‘FA Premier Leagua.’”, tregon Perri. Graham Kelly është ish shefi ekzekutiv i Federatës së Futbollit. Në vitin 1991 ai punësoi Perrin për ta ndihmuar në një problem. Pikërisht nga ai problem ka lindur kompeticioni i futbollit më i njohur në mbarë botë. Premier liga mbush 25 vjet këtë verë dhe ka shumë për të festuar. Është liga e futbollit më kompetitive në botë dhe shikohet nga tifozë të 210 vendeve të ndryshme. Stadiumet gjithmonë janë mbushura. Kompeticioni ka me dhjetëra yje të futbollit, trajnerët më të famshëm dhe gjithmonë krijon lajme të bujshme për mediat e “uritura”. Është liga më e pasur në botë, e cila përfiton 4.865 miliardë funte.
Historia se si Premier liga arriti që të bëhej njëra prej ligave më të forta dhe më të pasura, mund të jetë interpretim i lirë për shumë kë. Është një histori e cila fillon në fundet e viteve të ’80 dhe në fillim të viteve ’90. Futbolli, loja kombëtare ishte në gjendje të mjerueshme, huliganizmi ishte i madh, gjë e cila solli edhe tragjedinë e “Hillsborough”. Sporti kontrollohej nga qeveria. Por, disa njerëz ambiciozë ishin të gatshëm për të marrë rolin e tyre.
Të parët ishin, Greg Dyke dhe Dejvid Dein. Dein më pas ishte pjesë e bordit të Arsenalit, njëri prej pesë klubeve me historinë më të bujshme në Angli. Kurse, Dyke ishte shefi ekzekutiv i televizionit “London Ëeekend” dhe pronari i “ITV Sport”. Atij i pëlqente të shikonte futboll ashtu siç i pëlqente të bënte ujdi.
Këta të dy, të cilat ende vazhdojnë të jenë miq të mirë, ishin takuar së pari në vitin 1988 në një restorant japonez, Suntory. Dyke dëshironte të shfaqte në “ITV” ndeshjet e pesëshes së madhe angleze (Liverpul, Mançester Junajted, Arsenal, Totenhem dhe Everton) dhe dëshiroi të blinte të drejtat televizive, ndarazi nga 22 klubet e tjera që garonin në ligë. Liga e futbollit zbuloi këto diskutime dhe morri vendim që të shesë të drejtat televizive për të gjithë ligën në një marrëveshje katër-vjeçare, e cila ishte një ujdi e mirë për televizionin dhe për klubet.
“Atë vit bleva të drejtat televizive për të gjithë ligën, me koston që tani mund të transmetosh vetëm një ndeshje. Dhe madje akuzohesha nga “ITV” se paguaja shumë.”, thotë Dyke. Perri flet për fillimin e idesë së ligës së re. “Në javët e para kisha takime të rregullta me pesë klubet e mëdha. Këto takime zhvilloheshin në fshehtësi.” Atëkohë liga kishte 22 klube dhe Perri me shokët e tij kishin vendosur që ta reduktonin këtë numër në 18 klube. “Dejvid ishte shumë i interesuar, kurse të tjerët frikësoheshin nga humbja e të ardhurave.”, shprehet Perri. Do të kishte më shumë konkurrencë, ekipi i Anglisë do të përfitonte më shumë dhe të ardhurat nga transmetimi do të ishin mbi 40%. Me 5 prill të vitit 1991, Federata Angleze njoftoi për ligën e re me 18 skuadra, e cila do të zbatohej pas një edicioni.
Me 16 gusht të vitit 1992 është regjistruar ndeshja e parë mes Nottingem Forest dhe Liverpulit. Epoka e Premier ligës kishte filluar.