Kampionati polak ka dhuruar një verdikt surprizë, duke qenë se prej disa orësh, skuadra kampione është Piast Gliwice, për të parën herë në historinë e klubit.
Një sukses i ardhur edhe me matematikë, pasi tashmë avantazhi me vendin e dytë, Legia Warsawa, është katër pikë, ndaj në 90 minutat e fundit do të luhet më kot. Një triumf që erdhi në sajë të 3 pikëve përballë Lech Poznan.
Bëhet fjalë për suksesin e parë historik për Piast, skuadra me më shumë fitore dhe më pak humbje këtë kampionat në Ekstraklasa.
Historia e një klubi të themeluar në vitin e largët 1945 nga disa polakë që ishin detyruar të braktisnin tokën e tyre (në Ukrainën Perëndimore), skuadra kaloi 32 sezone në divizionin e dytë polak, përpara se të arrinte elitën për herë të parë në vitin 2008.
Emri vjen nga dinastia Piast, që udhëhoqi Poloninë në vitet e para të Pavarësisë deri në vitin 970.
Tak się bawią mistrzowie! 🌟 pic.twitter.com/yAVuZ7pYp4
— PKO BP Ekstraklasa (@_Ekstraklasa_) May 19, 2019