Mjaftuan dy foto të publikuara në rrjetet social që 19 vjeçarja Anok Yai të punësohej si modele. Anok Yai studente e Plymouth State University ishte mes portreteve të shumtë të fotografuar nga fotografi i “The SUN” gjatë festës së Hallouinit në Washington. Por fytyra e saj e vecantë dhe bukuria natyrale tërhoqën vëmendjen e më shumë se 11 mijë personave brenda një dite, të cilët e mbushën foton me komente komplimentuese për të renë. Imazhi i saj i veçantë tërhoqi menjëherë vëmendjen e agjencive të modës, tre prej të cilave e ftuan 19- vjeçaren të bëhej pjesë e tyre. Kjo kishte qenë gjithmonë dëshira më e madhe e Anok, që tashmë duket se do të bëhet realitet.