Shkup, 2 shtator – Shqiptarë që terrorizojnë, vrasin, përdhunojnë… Një tjetër projekt i financuar nga Agjencia e Filmit provokon marrëdhëniet ndëretnike, me ngjarje që zhvillohen në vitin 2001 dhe skena të dhunshme ku protagonistë janë ushtarët e UÇK-së, shkruan gazeta KOHA. Me regji dhe skenar nga Jani Bojaxhi dhe produksion të “Orion production”, projekti filmik ka fituar në afatin e parë të konkursit të vitit 2015 në Agjencinë e Filmit si filmi më i paguar, dhe për të cilin kjo e fundit ka akorduar një fond maksimal 18 milionë denarëve (300 mijë euro).
Projekti atëherë quhej “Frymëmarrja e engjëllit” (Zdivot na angelot), ndërsa vetë filmi që ka përfunduar këtë vit, shfaqet me titullin “Përqeshja e Krishtit” (Mocking of Christ). Xhirimet e filmit filluan dy vjet pas financimit të këtij projekti, në vitin 2017, në fshatin Pomenovë, në Komunën e Çashkës, aty ku zhvillohen… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)