Cristiano Ronaldo është lojtar i ndeshjeve të mëdha. Portugezi me 3 golat e tij udhëhoqi Juventusin drejt përmbysjes së pabesueshme duke e kualifikuar në çerekfinale të Champions Leagues, shkruan “AS”, raporton SYRI.net, transmeton gazeta KOHA.
Por pas ndeshjes, Ronaldo duke buzëqeshur lëshoi një batutë për programin spanjoll “El Chiringuito de Jugones”.
“Përqafoj Ronceron dhe çdo tifoz tjetër madrilen”, tha Ronaldo i buzëqeshur pas tripletës me fanellën e Juventusit.
Kujtojmë që Tomas Roncero është një ndër gazetarët dhe tifozët e çmendur të Real Madridit.