Kurrë nuk e la atë për një moment, ajo ishte gjithmonë pranë të dashurit të saj. Që kur Blake Ward, 16 vjeç, u shpëtua në kushte të dëshpëruara, nga ekipet e shpëtimit në det në brigjet e Tywyn, Uells (Britania e Madhe), derisa mjekët njoftuan se për të nuk mund të bëhej dot më gjë, Stephanie Ray, 15 vjeçe, ka qenë gjithmonë atje dhe kurrë nuk e ka lënë vetëm. Vajza donte të kalonte me të dashurin e saj edhe momentet e fundit të jetës së tij: ajo ishte shtrirë pranë tij në shtratin e “Alder Hej Children Hospital” në Liverpul dhe qëndroi pranë tij derisa mjekët i stakuan aparatin që e mbante në jetë. Fotografia, e marrë nga të afërmit e djalit, është bërë virale në rrjet.