Oslo, 8 nëntor – Së paku shtatë persona janë lënduar gjatë një përplasje mes një anije cisternë dhe një fregate në afërsi të bregut perëndimor të Norvegjisë.
Përplasja nuk shkaktoi rrjedhje të naftës.
Pas incidentit është evakuuar ekuipazhi prej 137 personave nga fregata “KHM Helga Ingstad”, që kishte filluar të lëshojë ujë.
Tani fregata është në tokë dhe janë vendosur kolona mbështetëse, bëri të ditur policia lokale.
Gjatë incidentit anija cisternë ishte duke lundruar drejtë terminalit Sturme. Anija cisternë nuk është dëmtuar gjatë përplasjes.