Qindra demonstrues në Uashington u përleshën me simpatizantët e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp, në natën në virgjilje të inaugurimit të tij, njofotjnë mediat amerikane. Demonstruesit u mblodhën para Pres klubit kombëtar, ku mbaheshte balloja e ithtarëve të Trampit, me titull “DeploraBall”. Titulli i tubimit, në esencë, është lojë e fjalëve me rastin e një vërejtjeje të Hilari Klintonit gjatë fushatës presidenciale, kur ithtarët e Trampit i quajti “shaka e mjerë” (basket of deplorables”). Demonstruesit zëshëm janë revoltuar çdoherë kur dikush, në kostum, sako ose fustan, do të hynte ose dilte nga balloja. Ata gjuanin një person i cili u ka valuar flamur për mbështetje të Trampit, dhe e hodhën deri në Varner Teatrin. Ata atje hasën në drejtueesit e televizionit “Foks njuz”, Shon Heniti dhe Heraldo Rivera, të cilët prisnin që të hyjnë në një ngjarje tjetër. Heniti provokuesve iu përgjigj me grusht të ngritur, ndërsa Rivera me buzëqeshje hyri në teatër, theksojnë mediat amerikane.