La Paz, 6 nëntor – Policia boliviane u përplas me demonstruesit të cilët po tentojnë të marshojnë drejt pallatit presidencial në La Paz, për shkak të rezultateve të kontestuara nga zgjedhjet presidenciale në vend, transmeton gazeta KOHA.
Policia përdori gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur demonstruesit të cilët mbrëmë dhe sot në mëngjes gjuanin gurë ndaj saj, lajmërojnë mediumet amerikane.
Ithtarët e presidentit bolivian, Evo Morales e bllokuan ardhjen e liderit opozitar Luis Fernando Kamaço në kryeqytetin La Paz. Qeveria, njëherit, lejoi që ai të kthehet në qytetin e tij të lindjes.
Kamaço i kryeson protestat në Santa Kruz, qytetin më të madh në vend, duke kërkuar nga Moralesi të japë dorëheqje pas zgjedhjeve të mbajtura më 20 tetor.
Ithtarët i kontestojnë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, sipas të cilëve Morales fitoi me dallim votash, mjaftueshëm vetëm për t’u evituar rrethi i dytë i zgjedhjeve, në të cilin ai duhej t’i maste forcat me opozitën e bashkuar.
Nga ana e tij, Morales e akuzon opozitën se po tenton ta kryejë grusht shtet. (koha.mk)