Deri pak më parë partnerët e koalicionit në qeverinë greke, Aleksis Cipras dhe Panos Kamenos, dërguan akuza të ashpra në parlamentin grek për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Kamenosi akuzoi se ata janë të heshtur, Ciprasi e porositi se nuk ka lejuar që të bëhet Samarasi i ri, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Lideri i Grekëve të Pavarur, i cili nga foltorja e parlamentit tha se partia e tij do të mbetet pa grup parlamentar dhe sot flet për herë të fundit si kryetar, iu drejtua kryeministrit duke thënë se ata kanë vendosur që t’i heshtin.
“Siç e shihni, sot në fjalimin tim dhe menjëherë pas fshirjes së Papahristopollus, ishte vendosur që Grekët e Pavarur të mos kemi të drejtë vote, pjesëmarrje në komisionet, të drejtën që të ekzistojmë si grup parlamentar”, tha Kamenos në fjalimin e tij.
Kryetari i Grekëve të Pavarur theksoi se ndoshta që sonte do ta dorëzojë dorëheqjen e tij nga pozita e deputetit duke shtuar se “ndoshta kjo është më së miri që të kuptoni se ekzistojnë njerëz të cilët nuk interesohen për fronin”.
“Dëshiroj ta dini se ekzekutimi jonë nuk nënkupton shumë punë, duket se për ju nuk është absolutist asgjë, treguat se jeni ekzekutues shumë gjakftohtë, por ekzekutimi i Maqedonisë nënkupton shumë. Ekzekutimi i Maqedonisë e cila nuk ishte e përfshirë në programin tonë qeveritar, për ne nënkupton shumë më shumë”, tha Kamenos.
Kryeministri grek në vazhdim e mori fjalën që t’i përgjigjet Kamenosit.
“Do të më falënderoheni që me kohë e kuptova planin tuaj politik që ta vendosni qeverinë të cilën e mbështesnit katër vite para një çështjeje kombëtare. Dhe do të më falënderoheni që nuk lejova, që parandalova që në histori të regjistroheshit si një Andonis Samaras i ri. Dhe mendoj se do të më falënderohet edhe një pjesë e madhe e popullit grek edhe majtistë edhe djathtistë sepse me guxim dhe vendosmëri vazhdova përpara që të zgjedh një çështje me inters kombëtar në inters të atdheut”, porositi Ciprasi.(koha.mk)