Berlin, 24 qershor – Dy aeroplanë luftarakë të Gjermanisë, Eurofajter, u përplasën dhe u rrëzuan në shtetin verilindor të Gjermanisë, Meklenburg-Pomerania Perëndimore, si pasojë e së cilës njëri pilot ka vdekur, kumtoi Ministria e Brendshme, transmeton KOHA.
Njëri nga avionët u rrëzua në një pyll, ndërsa tjetri pranë një fshati rreth 10 km larg. Përplasja ndodhi derisa dy avionët Eurofajter po merrnin pjesë në një stërvitje luftarake.
Mediat lokale treguan pamjet e tymit nga të dy avionët, pasi ata goditën tokën.
Policia paralajmëroi se pjesët e avionëve janë shpërndarë në zona më të mëdha dhe se ato janë të rrezikshme.
Ushtria e Gjermanisë ka rreth 140 avionë Eurofajter.(koha.mk)