Nuk ka kaluar shumë kohë që nga vizita e presidentit francez, Emmanuel Macron, në SHBA.
Por nuk u desh shumë kohë që takimi i përzemërt mes dy liderëve botërorë të kthehet në përplasje mes tyre. Kjo pasi raportohet se Macron dhe Trump kanë pasur mosmarrëveshje të ashpër mes tyre në një bisedë telefonike, transmeton gazetametro.net
Presidenti francez ka kritikuar presidentin Trump në lidhje me politikat që është duke ndjekur në raport me Evropën.
Burime të CNN thonë se biseda mes tyre ka shkuar shumë keq, ndoshta diçka aspak e befasishme nëse kihet parasysh se Trump vështirë se pranon kritikat.
“Macron mendoi se mund t’i thoshte atë që mendonte, duke u nisur nga marrëdhënia e tyre. Por Trump nuk duron dot ta kritikojnë”, ka shtuar burimi.
Pak ditë më parë Trump acaroi gjithë Bashkimin Evropian pasi mori vendim që t’i vendos tarifa aluminit dhe hekurit që eksportohet nga vendet e Evropës. Bashkimi Evropian reagoi duke thënë se do t’i kundërpërgjigjet këtij vendimi të SHBA’ve duke vendosur tarifa në të mirat e SHBA’ve me vlerë miliarda dollarë. /gazetametro.net