Të paktën 6 të vdekur dhe tetë të plagosur: është ky bilanci i një aksidenti të rëndë hekurudhor në Danimarkë. Një tren mallrash dhe një tren pasagjerësh, janë përplasur në një urë që lidh dy ishujt, raporton policia vendase. Shkaku i incidentit nuk është bërë akoma i qartë, por sipas informacioneve të para të mediave lokale, dy trenat janë përplasur në Great Belt Bridge, që lidh ishujt danezë të Selandas dhe Fionias.
Burime të pakonfirmuara të mediave lokale, raportojnë se aksidenti u shkaktua nga një frenim i trenit të mallrave që goditi trenin tjetër kur kaloi në drejtimin e kundërt dhe e detyroi atë për një ndalesë të menjëhershme. Nuk është ende e qartë nëse treni i pasagjerëve është përmbysur.
Ura lejon kalimin e dy trenave dhe makinave, por në kohën e incidentit u mbyll për trafikun e makinave për shkak të një ere të fortë.