Dy avion luftarak rus të tipit SU-34 janë përplasur në Rusi, transmeton TASS. Sipas të dhënave të para deri tek aksidenti ka ardhur për shkak të gabimeve të pilotit, ndërkohë që nuk bëhet e ditur nëse ka të lënduar apo viktima eventuale.
Komisioni hetues është në terren dhe po merret me hetimin e rastit.