Një aksident është shënuar këtë të shtunë në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë.
Nga përplasja e fortë e dy automjeteve, Vizion Plus mëson se kanë mbetur disa persona të plagosur, por ende nuk ka informacioni për identitetet dhe gjendjen e tyre shëndetësore.
Në aksident është përfshirë një automjet tip Golf AA106JU dhe një Passat AA186TH.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.