Përpjekje të shkëlqyeshme për rritjen e reformave gjyqësore

32

Shkup, 24 janar – Përpjekjet  të cilat janë fokusuar në pastrimin e gjyqësisë në Maqedoninë e Veriut, si dhe ato për transparencë gjyqësore, digjitalizimin dhe adresimin e problemeve me korrupsion, i vlerësoj si të shkëlqyeshme, tha ambasadorja amerikane në vend, Kejt Mari Bërnz. Ajo në intervistë për Zërin e Amerikës thekson se këto reforma duhet të vazhdojnë, të bëhen proces i vazhdueshëm dhe duhet të sigurohet që të ketë drejtësi për të gjithë.

“Në Maqedoninë e Veriut ka përpjekje të shkëlqyeshme që të rriten reformat në sistemin gjyqësor, ka paralajmërime, konkretisht të fokusuara në pastrimin e gjyqësisë, digjitalizimin dhe adresimin e problemeve me korrupsion. Por, në fund duhet të sigurohet të ketë drejtësi për të gjithë, pavarësi gjyqësore, transparencë, kodeks juridik dhe etik të cilin secili duhet ta respektojë. Kjo nuk është diçka që zbatohet një herë, por duhet të përkushtohet angazhim dhe proces, njëjtë siç është në SHBA”, porositi Bërnz.

Ambasadorja amerikane paralajmëroi se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë me Qeverinë në drejtim të përkrahjes dhe vazhdimit të reformave tanimë të filluara gjyqësore. Në krye të planit qeveritar, të quajtur “Aksion 21” me të cilin duhet të sillen standardet evropiane në shtëpi, janë reformat në jurisprudencë dhe në atë drejtim në fund të vitit të kaluar, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, së bashku me njerëzit e parë të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë e prezantuan metodologjinë, sipas të cilës është bërë kontroll i punës së gjykatësve dhe prokurorëve.

Këtë proces, u paralajmërua se do ta udhëheqin pikërisht përfaqësuesit e jurisprudencë. Deri tani disa gjykatës tanimë janë shkarkuar, për të cilët u konfirmua punë jo e ndërgjegjshme dhe joprofesionale. Sipas paralajmërimeve të Ministrisë së Drejtësisë, vijojnë hapa të përshpejtuara për digjitalizim të jurisprudencës, gjë që është përshëndetur drejtpërdrejtë edhe nga ambasadorja Bërnz.