Shkup, 15 nëntor – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se bëhen përpjekje që të sigurohen mjete nga buxheti për rritjen e rrogave të të gjithë të punësuarve në shëndetësi nga fillimi i vitit të ardhshëm.
“E di saktë se çka po ndodh, pasi kemi komunikim të vazhdueshëm edhe me sindikatën e Qendrës klinike edhe me Sindikatën e degës edhe me shoqatën e infermiereve dhe teknikëve. Gjatë ditës së djeshme ka pasur biseda rreth buxhetit. Disa punë po finalizohe.n Bëjmë përpjekje që t’i sigurojmë të gjitha mjetet e nevojshme. Unë besoj se do të arrijmë për shkak se të gjithë punëtorët në shëndetësi merotojnë ta marrin atë”, tha Filipçe në konferencën e sotme për shtyp në klinikën për kirurgji digjestive me rastin e rikonstruimit me ndihmën japoneze.
Ai sqaroi se plani inicues ishte që mjekët – specialistë ta marrin rritjen në fillim të vitit, ndërsa kuadroja e mesme mjekësore dhe të punësuarit tjerë në shtator, por tani thotë se punohet në atë që të gjithë ta marrin rritjen e rrogave nga janari.
“Gjatë disa ditëve të ardhshme do të dalim me informata konkrete”, thotë Filipçe.
Lidhur me problemin me përmirësimin e sigurimit në Qendrën klinike, ministri i Shëndetësisë theksoi se kërkon zgjidhje së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes dhe MPB-në, për ndërmarrjen e njerëzve të cilët do të mund ta punonin këtë.
Ata do të sistemohen në vendet kritike, a ato janë, shton, qendrat urgjente dhe vendet ku dërgohen rastet urgjente. Nuk planifikohet angazhimi i agjencive për sigurim, pasi, vlerësimet treguan se kjo kushton shtrenjtë.
Filipçe konfirmoi se ka mungesë të vaksinës tetanus, por se veçmë u sigurua dhe gjatë javës së ardhshme do të dërgohet deri te të gjitha institucionet.