Shkup, 17 tetor – Procesverbali i grupit të punës të Ministrisë së Drejtësisë e cila kreu revizion të sistemit AKMIS për shpërndarjen e lëndëve në Gjykatën Penale të Shkupit është përpiluar, konfirmuan për MIA-n nga Ministria. Nga atje theksojnë se këto ditë ministri i Drejtësisë Bilen Saliji do ta thërrasë grupin e punës në brifing, ndërsa pastaj Ministria do të hartojë raport që do të prezantohet para opinionit. Kontrollimi i sistemit AKMIS pason pasi në raportin e Rajnhard Pribe ishte vlerësuar se ekzistojnë indikacione për keqpërdorim të këtij sistemi, si cili i sistem i automatizon dhe ndjek lëndët nga hapja fillestare e lëndës përmes shpërndarjes së tij, qoftë nga ajo penale, kundërvajtëse dhe qytetare..