Qyteti dukej i gjallë dhe plot shpirt. Obzervova me kujdes çdo detaj në atë vend dhe atëherë kuptova edhe diçka tjetër. Nuk ka qenë vapa ngulfatëse e as disponimi armiqësor i banorëve që më bëri të padëshiruar aty. Ato fare nuk qene prezente!! Ishte petku i zemrimit, paragjyimit, mosdurimit, mendjemadhësisë që më kishte verbëruar i tëri, ndërsa tani ishte zavendësuar me ate të dashurisë, lumturisë, tolerancës, përulësisë dhe mirësisë që do të më shoqëronin për një periudhë të gjatë kohore. Eliksiri kishte vepruar…
Nga Vullkan A. JONI
– E quakan ushqim të Zotit – pëshpëriti njëri
– Eliksir i mistershëm i lashtësisë – shtoi tjetri
– Bota moderne nuk i vë mendjen fare – plotësoi i treti …
– qe biseda e të panjohurve që dëgjova padashje derisa shkelnim rrugëve të përbaltura në tokën e huaj gjysmë të izoluar. Vendësit për një arsyeje që vetëm ata e dinin e quanin qyteti i fshehur i largësisë. Edhe pse larg civilizimit, nuk qe aspak i fshehur, e aq më pak mund të quaje qytet të mirëfilltë. I ngritur në kodrinë të pjerrët me rrugë të pashtruara dhe shtëpi të dendura njëra sipër tjetrës të ndërtuara me çimento balti dhe me lëndë druri, ato dukeshin sikur po ua zënin frymën banuesve brenda. Pallatet disakatëshe të vjetruara që mezi rrinin në këmbë të jepnin përshtypjen se aty nuk frymon njeri, pos fantazma dhe lugetër. Më poshtë,tutje,aty- këtu mund të shihje ndonjë njeri me kallama bambuje në krahë që i përvijohej si shufër metali përgjatë shpatullave i cili me shumë vështirsi mundohej të bart kazanët e mbushur me ujë. Disa banorët tjerë rrinin buzë rrugës, tymosnin duhan dhe ua ngulnin sytë të huajve me një përbuzje të ashpër shpërfillëse. Nxeti përvëlues me kthetrat e tij kishte kapur dhe nuk lëshonte dot vendin. Asnjë frymë njeriu nuk pipëtinte. Mundimi i heshtjës torturuese përshkallzohej edhe më shumë kur dëgjoje gumëzhimën e mushkonjave dhe insekteve që të përkujtojënin skenat e filmave apokaliptik të holivudit. – Të huajt nuk janë të mirëseardhur – mendova rrishtaz.
– Teksa miku im sqaronte mbi disa histori dhe ndodhi që kishte lexuar, unë papritmas ndalova, me mendjen e plotë te biseda që sapo kisha dëgjuar tek tre të panjohurit që dukshëm nuk ishin vendas. Me sigurinë më të madhe, duke mos u druajtur fare iu afrova me shpejtësi:- Cka po bisedonit? I pyeta pa hezitim sikur të ishin miq të mi. – Biseda juaj më kapi kurreshtjen? Iu drejtova dhe kapa për supe të dytin, i cili ishte bjond me flokë të shkapërdisura, shtatëlartë dhe thatanik i cili dukej pikërisht si studiuesit amerikan që hulumtojnë mitologjitë e lashta.
– “Foshnja vudrozë dhe Agimi i lavdishëm” qenë fjalët e të parit që mezi i shqipëtoi, pasi iu kishte rënduar frymëmarja nga zhegu ngulfatës. Dhe befas, nën qiellin e kaltërisë së qërruar deri sa une procesoja fjalët e tij rëndë të shqiptuara, tri figurat që kisha para syve filluan të tkurren nën horizont dhe të më duken si një përfytyrim i zbehtë i fata morganës shkretinore. I hutuar, qetazi u ktheva drejt mikut tim. Pastaj ndalova për një çast, dhe reflektova mbi ate që sapo kishte ndodhur. Sakaq, mes këtij mendimi një kurreshtje therrëse filloi të më brente për këtë vend që nga jashtë dukej i rëndomtë dhe i braktisur, por në brendi përplot mister.
“Foshnja vudrozë dhe agimi i lavdishëm” i kujtova fjalët qe tha i huaji. Çdo të thonë këto terme? Vallë mos ishte ky fshat kanibalësh që në të gdhirë hanin fëmijë në rituale primitive, apo lloj sekreti i ndonjë kulti të cuditshëm indogjen?! Ndonëse trupin ma përshkoi një ndjesi e frikës dhe ankthit rrënqethës,une kisha vendosur të gjeja ç’kuptim kishin ato fjalë misterioze.
– O do iluminohesh o do çmendesh! Thirri gruaja në të gjashtëdhjetat e vonshme matanë rrugës, e rrudhur në fytyrë e cila më dha një shikim të mprehtë zhbirues me një nënqeshje të lehtë ironike dhe të trishtë. – Në qe je i vendosur të kuptosh cfar thanë ata të sojit tënd duhet të kalosh perimetrin e qytetit dhe të futesh më thellë në fshatin e xhunglës buzë lumit.- Atje,po që ke fat do takosh plakun e pyjeve dhe do i tregosh hallet tua.
– “Kam ardhur të vizitoj anën tjetër të botës, jo të qaj halle te ndonjë patok i paditur që jeton i vetmuar në pyll. Pos kësaj, unë nuk mbaj mend të kem ndonjë hall”. – Ia ktheva me krenari fyese dhe mospërfillje të lehtë
– “Ose jeni në vetmohim, ose nuk kuptokëni gjë ju. Andej nga vini, gjithë jeni të trazuar me brenga që as vetë nuk i njihni. – Skaji tjetër i botës pashmangshërisht ju flak në humnerë”. Këmbënguli me vetbesim të theksuar e moshuara
– Në jemi apo nuk jemi të trazuar, ty nuk të hyn fare në punë- ndërhyra paksa me nerva.
– Atëherë largohu që këtej. Ishin fjalët e fundit e gruas së moshuar para se ajo vet të largohej. .
– I sfilitur nga kurreshtja e situatës së beftë nuk dija c’te veproja. Të ikja në dhomën e hotelit të vetëm të vendit ku isha edhe i akomoduar, apo të vazhdoja drejt zbulimit të misterit të panjohur.
– Papandehur e pash veten në përfundim të perimetrit të qytetit. Matanë prrockës se valëzuar dhe fushës së gjelbër,nën horizont të dukshëm shtrihej pafundësisht vegjetacioni më i begatë qe unë kisha parë ndonjeherë. Dukej lehtë i depërtueshëm, prandaj edhe me vendosmëri të plotë u futa më thellë në kërkim të plakut mistik të pyjeve. Nuk shkoi gjatë dhe befas pashë një kasollë të ngritur buzë lumit i cili më kishte filluar të merr rrjedhë më të rrëmbyeshme dhe dominante. Aty, nga askundi, u paraqit para syve të mi plaku që dukej po aq enigmatik sa edhe rrëfimi që bëhej rreth tij.
– C’kërkoni këtu? pyeti me dashamirësi dhe jo i befasuar nga ardhja ime
– “Dua ta njoh sekretin dhe eliksirin tuaj” iu përgjigja me siguri të plotë
– Mirë, po që ta dish, nuk është i imi por i tokës që shkel. ma ktheu i buzëqeshur..
– Unë dhe paraardhësit e mi vetëm e kemi mastëruar sekretin e tij. Tani, eja më afër të bisedojmë!.
– Në dhomën gjysëm të errët mbi hënën e plotë që nën qiellin e pastër reflektonte dritë përtej dritareve te qelqta dhe jepte nuanca të lehta kristalore, unë isha në pozitë të shtrirë krahas dhe po shijoja shkurtë ambientin enigmatik, para se të kthehesha me shikim të fokusuar dhe gjysëm të frikësuar nga tavani. Mbylla sytë dhe papritmas bota ime që unë njihja u kredh në terr të plotë.
– Nuk shkoi gjatë para se filloj të ndieja diç të çuditshme. Një ndjesi elektrizuese më përshkoi trupin fund e krye. Prapa kapakëve të syve lehtësisht filluan të shfaqeshin nuanca më vivide të ngjyrave. Syhapur ambieni dukej i mprehtë dhe në saktësi më të precizuar vizuele. Drita hënore që depërtonte filloi të duket më e theksuar dhe me formë më të saktë gjeometrike. Veshët po përjetonin rritje masive në shqisën e të dëgjuarit. Çdo lëvizje më e vogël dhe e parëndësishme më shponte tupanët sikur dikush t’i binte borisë afër aty. Fillova të dëgjoj edhe tingëllimën e pulsit që binte i përshpejtuar përgjatë fytit. Zemra dukej sikur donte të dilte furishëm nga gjoksi, ndërsa ngërçet e fuqishme në stomak më prenin si me thikë. Më ishte afektuar edhe trupi!! – Ngjyrat e lehta që më herët u shfaqën kulminuan në eksplozion të fuqishëm ngjyror që më dukej sikur po lundroja dhe prekja çdo formësim kaleodoskopik i krijuar në mënyre unike. I përhumbur në sfera të përtejme papitmas më pushtuan një varg i gjatë i imazhave të jashtzakonshme. Para vete mu përfytyruan breshëri kujtimesh nga e kaluara që dukeshin ca ekzaltuese ca drithëruese dhe ca edhe edukative. Mendja dhe trupi kishin reaksione të caktuara për çdo imazh të ndezur që më përfytyrohej para syve. Vegime ëndrrimtare mbi kuptimin e jetës dhe fotografi të qartësuara me saktësi mbi mënyrën e të jetuarit pambarimisht më ngarkonin mendjen tanimë të stërngarkuar me përçudni të llojllojshme.
– Në kohën kur po shihja dhe refektoja në introspektive, papritmas gjendja u përshkallëzua, dhe një makth ngulfatës filloi të ma zinte frymën. Në majen e bluzës që kisha veshur më dukej se po mbinin duar që me ngulmim ma ndalonin frymëmarrjen. Më kishin mbërthyer ndjenja dhe imazhe të frikshme. Mundohesha si i marrë të tejkaloja gjendjen e prangosjej në tmerrin e hidhur, por cdo tentativë qe e kot. Shpëtim s’kishte!! Me shpresë që sjellja e zakonshme do më kthente në botën e mëparshme që e dëshiroja marrëzishëm, ndeza televizorin sikur të ishte cdogjë normale, por vetëm për të parë figura sureale të frikshme që zgërdheheshin me ligësi për situaten time torturuese. Cdo fije shpresë që të rikthehesha në jetë po shembej në spirale marramendëse drejt fundërrimave të pakthyeshme.
– Në mendje më ngatërroheshin edhe fjalët e gruas së moshuar. Mos vallë ajo kishte të drejtë, mbase isha çmenduar. Plakushi i mallkuar më paska hedhur magjinë e zezë dhe helmin e tokës mistike. Isha buzë greminës i flakëruar në vetminë shkatrimtare, i pikëlluar për fatin e nxirë të jetës që më kishte shtegtuar në skaje të panjohura të botës. Liria e zgjedhjes së rrugëtimit tim më kishte destinuar në humbje të sigurtë, po përjetoja disfatën më të madhe të jetës. Në pamundsi për ta luftuar më shumë, u pajtova që ky qe mbarrimi dhe castet e fundit te jetës sime….. dhe befas,
derisa gremisesha ne fund të humnerës i vetëm përballë tokës dhe qiellit, pasi kisha provuar torturë dhe vuajte të mundimshme që më kujtonin vdekjen, pa e kuptuar fare se si, arrita të tejkaloja errësirën dhe të ngjitesha në maje, ku shpresa, vullneti, durimi dhe jeta po merrnin një fije dritë. Jo vetëm qe po formësoheshin me optimizëm, por brenda disa casteve qenia ime ndryshoi tërësisht, dhe pa e menduar fare une pash veten në gjendje të pastër idilike me vegime inkurajuese që më mbushnin plotë jetë. Atëherë qe momenti kur fillova të psoja goditje të fuqishme të lumturisë, haresë dhe mrekullisë, qe më bënin të brohorisja zëshem fjalët: shenjtërim, shenjëtërim. Këto ndjenja ekzaltuese nuk më lëshonin dot për nje kohë të gjatë dhe pastaj i lumtur lash veten të bredhja në thellësi të përjetimit ekstatik.
Atëherë kur po mendoja që kjo qe e tëra, ndodhi diç edhe me e jashtëzakonshme dhe mbinatyrore. Kisha kaluar në fazë tjetër të eksperiences mistike. Nga një qënie e përbërë nga mishi dhe gjaku po transformohesha në diçka më madhore. Një shpërthim i veçantë drite buroi rrufeshëm nga brendia ime e cila lidhej pafundësisht me tërësinë kozmike, dhe me shpejtësinë e vetëtimes trupi im fizik u lartësua në dimenzionet e yjësisë, ku me përulësinë më të madhe i përkulesha madhështisë qiellore. Dhoma e errët e rrethuar në katër mure tani rrezatonte dritë aq të fuqishme që mund t’ia merrte sytë edhe skajit tjetër të botës. Cdo pjesë e qenësishme e vetëvetës më ishte prekur.
– Në ato çaste pushova së qenuri vetvetja. Ego, uni dhe identiteti ishin shembur dhe në sipërfaqe po dilte nje formë tjetër që zgjohej me shpejtësi hyjnore. Termi “UNË” kishte humbur kuptimin e vet. I çliruar nga ndjejat e identitet egoist, tani isha një qënie e pafuqishme dhe tërësisht e gjunjëzuar përballë madheshtisë dhe pafundësisë yjore. Në këto momente kuptova të vërtetën e përjetshme. Uni njeriut dhe ndjenja e rëndësisë është vetëm maskim i rremë që të tjetërson nga natyra e vërtet e të qenurit njeri. Askush nuk qe më i rëndësishëm dhe më me vlerë sesa dikush tjetër. Çdo qenie që frymon në tokë ishte e barabartë!
– Në përhumbjen hyjnore kënaqësitë e përbotshme që une njihja sikur shijimi i nje gotë uiski, ushqimi, klubet, udhëtimet, kafiteritë apo prekja femrore ishin irrelevante në këtë fazë. Trupi im fizik i cili po shpërbërbëhej në grimca atomike por me koshiencë të njejtë i bashkohej nje realme më madhore; forcës unifikuese të njëshmërisë kozmike që manifestohej me ndjenja trashendetale.
– Bekimi im po arrinte nivele të paperceptushme, transformimi në dritë kozmike nuk u shuante asnjëherë dhe prekte çdo grimcë që më formësonte mua. Po përjetoja bekim dhe lartësim më të madhë se vetë jeta. Ndriçimi dhe vetë- aktualizimi po arrinin fundin, ngaqë ndjenja e të qenurit trup i prekshëm me perceptime shqisore po tejkalohej dhe pytja që më brente në ato momente ishte në do kthehesha në trupin që dikur kisha, apo do transfomohesha në banor të përhershëm i galaktikës në formën e foshnjës së yjeve ku do gjeja përjetësinë.
– Befas, me shpejtësinë e kasetës që kthen filmin mbarpshtë arrita një kthim të menjëhershëm në kthejlltësi. Pa e kuptuar fare, sërish isha në dhomën e errët të rrethuar me katër mure sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
– Thellësia dhe kompleksiteti i përjerimit më kishte lënë gojëhapur dhe të hutuar për ca çaste. Nuk kuptoja si qe e mundur të përjetoja një udhëtim kaq të gjatë dhe kompleks ndëryjor deri sa isha i shtrirë sikur te flija në dhomë të mbyllur. Ishte ëndërr apo e vërtet?!
– I mrekulluar dhe fascinuar nga e gjithë kjo, u ula në karrigen afër dritares dhe po vëzhgoja botën e jashtme e cila dukej më kuptimplotë dhe e bukur.
– Me udhëtimin tim në dimensione të fshehura kisha hapur dyer të padepërtueshme, isha pajisur me njohuri të rrallë, dhe sërish isha kthyer për ta vazhduar jetën aty ku e kisha lënë, por me botëkuptime të reja.
– Ora kishte mbërritur 5 të mëngjesit dhe po agonte. I ndërgjegjësuar tërësisht për veprimet e të kaluarës dhe i çliruar nga veset, une isha rilindur si foshnja e spastëruar nga çdo mëkat . Nën mbresën e ngjarjes fillova t’i rikujtoj edhe ndodhitë e ditës, bisedat me banorët e fshatit, misterin që fshihej pas pyjeve, gruan e moshuar dhe në fund arrita ta zgjedh enigmen dhe pazëllin që me brente që nga koha kur shkela në tokën e mistershme. Unë isha iluminuar!! Ky qe pelegrinazhi dhe udhëtimi më i rëndësishëm i jetës time..
– I rraskapituar fizikisht nga përjetimi, por me ndjenja të thella të lumturisë, shëndritjes, vetë- njohjes dhe urtësisë shkova në dhomën tjetër dhe bëra ca orë gjumë.
– Të nesërmen bënte fllad dhe freski. Murmuritjet dhe plasëritjet e freskisë gjallëruese të mëngjesit mund t’i dëgjoja edhe nga dhoma e katit ku isha unë. Njerërzit poshtë lëviznin dhe kryenin obligimet ditore vrullshëm dhe me entuziazëm. Sot më dukej krejtësisht ndryshe- një botë tjeter. Një botë që kisha dështuar ta shoh ditën e djeshme. Kalova përgjatë rrugës kryesore dhe pashë njerëz të thjeshtë dhe të lumtur që përshëndesnin me dashamirësi çdo kalimtarë të rastësishëm. Qyteti dukej i gjallë dhe plot shpirt. Obzervova me kujdes çdo detaj në atë vend dhe atëherë kuptova edhe diçka tjetër. Nuk ka qenë vapa ngulfatëse e as disponimi armiqësor i banorëve që më bëri të padëshiruar aty. Ato fare nuk qene prezente!! Ishte petku i zemrimit, paragjyimit, mosdurimit, mendjemadhësisë që më kishte verbëruar i tëri, ndërsa tani ishte zavendësuar me ate të dashurisë, lumturisë, tolerancës, përulësisë dhe mirësisë që do të më shoqëronin për një periudhë të gjatë kohore. Eliksiri kishte vepruar!!