Londër, 9 prill – Gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik Boris Xhonson po përmirësohet, kumtoi Bi Bi Si.
Xhonson (55) u hospitalizua në spitalin “Shën Tomas” të dielën në mbrëmje pas temperaturës së lartë disa ditore dhe kollës, si pasojë e Kovid-19. të hënën është zhvendosur në Repartin për kujdes intensiv, ku ka marrë oksigjen.
“Punët për të po shkojnë në të mirë”,deklaroi ministri britanik i Kulturës Oliver Dovden. Ai shtoi se Xhonson rri në krevat në spital dhe komunikon me personelin mjekësor.