Pas 4 ditësh trajtimi mjekësor, Daniele De Rossi ka lënë spitalin dhe është rikthyer në shtëpinë e tij, në pritje të një tamponi negativ të koronavirusit.
Ish mesfushori italian ishte prekur nga koronavirusi dhe situata u komplikua, ndaj më 9 prill u shtrua në një klinikë private në Romë, megjithatë mjekët kanë garantuar një gjendje të mirë të De Rossit, që është rikthyer në shtëpinë e tij.
Në muajin mars ish mesfushori italian u bë pjesë e stafit të Roberto Mancinit në Kombëtaren italiane dhe gjatë grumbullimit për eliminatoret e Katar 2022 është prekur nga koronavirusi, ashtu si shumë të tjerë.
Kombëtarja italiane u shndërrua në një vatër të koronavirusit gjatë muajit mars, pasi u infektuar 12 futbollistë dhe disa pjesëtarë të stafit teknik të Roberto Mancinit.