Shkup, 30 nëntor – Kushte të përmirësuara dhe lyerje komplet e hapësirave, klasave, korridoreve, enterierit dhe hapësirave ndihmëse mori Shkolla e veçantë fillore “Idnina”.
“Të jesh prezent sot këtu, ka rëndësi të pa përshkruar sepse, emocionet e sinqerta në fytyrat e këtyre fëmijëve dhe falënderimi që e shprehin, është një leksion i rëndësishëm për çdo individ dhe veçanërisht kompania që punon në po të njëjtën bashkësi”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Neotel, Trajçe Perepnalkovski.
Kënaqësinë e tyre për donacion fëmijët e shprehën edhe me ndarjen e falënderimeve.
“Ky donacion na ndihmoi për kujdes të gjithanshëm ndaj nxënësve, ndërsa gjesti që të gëzohen fëmijët me dhurata në prag të Ditës botërore të personave me invaliditet, 3 Dhjetori, flet për aspektin human të kompanisë Neotel si përgjegjësi shoqërore e cila ka ndjenjë për kategoritë e cenueshme në bashkësinë sociale”, deklaroi Aneta Petrovska, drejtoreshë e SHVF “Idnina”.
Në shkollë kujdesen rreth 115 fëmijë, ndërsa objekti i shkollës i locuar në Komunën e Çairit, është ndërtuar në vitin 1963 dhe disponon me kapacitete për edukim dhe përmirësim të gjendjes fizike dhe metale të fëmijëve nga shkolla fillore të cilët janë me nevoja të veçanta.