Shkup, 16 shtator – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani së bashku me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesen e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë, Luiza Vinton, realizuan këqyrje të urës së re dhe digës në Shën Nikole që janë restauruar me mjete financiare të BE-së, përmes programit për zvogëlimin e dëmeve nga përmbytjet, në realizim të UNDP-së.
“Në periudhë të kushteve të papërshtatshme klimatike në vitin 2015, 44 nga 80 komuna në Maqedoni ishin të prekur nga vërshimet, kjo krijoi nevojën për mjete për sanim urgjent të dëmeve, si dhe tregoi edhe parapërgatitjen e shtetit të menaxhojë me sfidat dhe pasojat”, theksoi zv/kryeministri Bujar Osmani.
Osmani theksoi se për këtë qëllim, tre vitet e kaluara, përmes mjeteve të IPA-s të Bashkimit Evropian, nga ana e departamentit të UNDP-së janë realizuar me sukses projekte me lartësi prej 10 milion eurosh, me të cilat janë shmang dhe parandaluar pasojat nga kushtet e papërshtatshme klimatike. Ura dhe diga e restauruar në Shën Nikollë u dëmtua tërësisht nga vërshimet e vitit 2015. Sipas Osmanit, qytetarët e vendeve të BE-së, në vepër treguan solidaritetin, si vlerë evropiane që do të thotë siguri stabilitet dhe progres më i madh.