Mes tetë dhe 10 milionë euro u janë në dispozicion bujqve përmes programit IPARD 2 me masën “Diversifikim të fermave për zhvillim të bizneseve të vogla” për të cilën sot është publikuar thirrje. Në 30 ditët e ardhshme bujqit do të mund të përgatisin dokumentet e nevojshme dhe kërkesat për aplikim.
Siç ka informuar ministri Lupço Nikollovski, thirrja publike në periudhën që pason, ndërsa për marrje të financave do të konkurrohet sipas parimit të bashkëfinancimit. Konform programit, 65 për qind e shpenzimeve të pranueshme për realizimin e investimit do t’u kthehen aplikantëve përmes mjeteve të programit IPARD 2…
“Përmes kësaj mase e zhvillojmë pjesën më të fuqishme të ekonomisë- ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto investime do të kontribuojnë në zhvillimin e mjediseve rurale, përmes hapjes së agro- bizneseve të reja”, ka thënë Nikollovski.
“Të gjithë të interesuarit gjatë aplikimit duhet të mbajnë llogari që dokumentet e nevojshme në Udhëzimet për përdorues t’i sigurojnë që para dorëzimit të kërkesave”, ka thënë nga ana tjetër Nikollçe Babovski, drejtor i Agjencisë pagesore.
Ai ka thënë se është real Raporti i KE-së ku tregohet në rreziqet e pagesës së parave të disponueshme me IPARD dhe përmirësimin e kapaciteteve të Agjencisë pagesore.
Thirrja vijuese është i dyti për masën shtatë të Programit IPARD. Me thirrjen e parë për atë masë janë lidhur 23 marrëveshje me investime në vlerë prej 4.3 milionë euro.
“Me 14 aplikantë kemi nënshkruar marrëveshje për realizimin e investimeve që është numër rekord i përpunimit të kërkesave. Vlera e 14 marrëveshjeve të lidhura është 1.4 milionë euro”, ka thënë Baboski duke shtuar se bujqit dhe agrobiznesmenët kanë mësuar se duhet të dorëzojnë dokumentacion të plotë. (koha.mk)