Shkup, 22 shkurt – Përmendorja e Andon Janev – Qoses mbrëmë është hequr nga Gjykata Supreme në qendër të Shkupit.
Urdhrin për heqjen e përmendores e ka dhënë Inspektoriati i Ndërtimit të Komunës Qendër.
Kjo përmendore u vendos midis 6 dhe 7 shtatorit të vitit 2014 si donacion i Shoqatës për Bashkim Shpirtëror të Setinëve, Popadinëve dhe Krushoradëve nga Follorina.
Për vendosjen e përmendores nga ana e grupit të punës në Ministrinë e Kulturës u konfirmuan shkelje të numërta ligjore.