Beograd, 5 qershor – Serbia qendrore dhe jugore u përfshi me reshje të mëdha, të cilat shkaktuan dalje të lumenjve nga shtretërit dhe përmbytje.
Në 12 komuna është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ku kanë dalë lumenjtë nga shtretërit dhe janë përmbytur numër i madh i fshatrave.
Ekipet e shpëtimit për gjendje të jashtëzakonshme janë në terren, ndërsa në disa vende është angazhuar armata.
Siç transmetojnë mediat lokale, dëm të madh ka në Kralevë, ku janë vërshuar rreth 400 shtëpi dhe objekte, janë dëmtuar apo tërësisht shkatërruar 16 ura, është ndërprerë qarkullimi në 20 akse.
Në mënyrë të veçantë katastrofike është gjendje në urën Sirça, ku nëpër rrugë ka kafshë të ngordhura, ndërsa mungojnë edhe ushqimet rezervë për kafshë.
Në komunën Luçani uji tërhiqet, ndërsa ditët në vijim do të vërtetohet dëmi në Dragaçevë ku është paraqitur edhe rrëshqitja e dheut.
Sipas meteorologëve, për një natë ka rënë shi sa zakonisht bie për një muaj.