Pekin, 21 gusht – Të paktën 201 persona e humbën jetën, ndërsa 63 rezultojnë të zhdukur në përmbytjet e mëdha të cilat e goditën Kinën në korrik dhe gusht, kumtuan autoritetet lokale.
Përmbytjet e fundit ndodhën në provincën Siçuan, ku sipas të dhënave të fundit jetën e humbën tetë persona, ndërsa 23 rezultojnë të zhdukur.
Paraprakisht gjatë këtij muaji jetën e humbën 39 ndërsa u zhdukën nëntë persona gjatë goditjes së tajfunit Lekima.
Bilanci i përgjithshëm i viktimave muajin e kaluar është 154, ndërsa mbi 1,3 milionë persona janë shpërngulur për shkak të motit të keq.