Të paktën 18 persona, kryesisht fëmijë kanë humbur jetën nga përmbytjet që përfshinë Jordaninë. Ekipet e shpëtimit kanë arritur që të shpëtojnë 37 persona gjatë një operacioni ku u përfshinë helikopterë, ushtarë dhe zhytës të mbrojtjes civile.
Autoritetet policore thanë për televizionin shtetëror se shirat e mëdha rrëmbyen një autobus me 44 fëmijë dhe mësues, të cilit po zhvillonin një udhëtim.
Ndërkohë një urë mbi Detin e Vdekur u shemb si pasojë e shirave me intensitet të lartë. Ndërkohë Jordanisë i ka ardhur në ndihmë Izraeli, i cili ka dërguar helikopterë për të shpëtuar personat në rrezik në anën jordanezë të Detit të Vdekur. Këto janë reshjet e para pas përfundimit të sezonit veror.