Stamboll, 1 korrik – Anija që u përmbytë në Liqenin Van, në pjesën lindore të Turqisë, po transportonte mes 55 dhe 60 emigrantë, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Sulejman Sojlu, duke shtuar se gjashtë trupa ishin gjetur deri më tani dhe në vijim është hetimi.
Helikopterë dhe anije, janë përfshirë në kërkime. Arsyeja e përmbytjes së anijes ka qenë moti i ligë.
Mediat njoftuan se emigrantët me shumë gjasë ishin nga Pakistani, Afganistani dhe Irani.
Liqeni Van, në provincën turke me të njëjtin emër, ndodhet afër kufirit me Iranin dhe emigrantët nëpërmjet tij zakonisht kalojnë në Turqi.