Gostivar, 18 tetor – Në një aksident komunikacioni që ndodhi në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, rreth orës 12 një person është lënduar lehtë, ndërsa komunikacioni po zhvillohet me vështirësi për shkak të pranisë së deleve të cilat lëvizin përgjatë rrugës.
Nga policia informojnë se, kamioni “fiat iveko” me targa të Manastirit me të cilin janë transportuar dele, ka dalë nga rruga me çka rimorkioja është përmbysur. Gjatë përmbysjes, nga ajo kanë dalë shumë frymë të deleve. Në aksidentin që kishte ndodhur në afërsi të fshatit Novosellë, shoferi i kamionit A.P. nga Novaci është lënduar më lehtë dhe është dërguar në spitalin e Gostivarit.
Nëpunësit e policisë punojnë në sigurimin e rregullt të komunikacionit, duke marrë parasysh se kafshët e frikësuara pa kontroll lëvizin nëpër rrugë. Për shkak të lëvizjes së pakontrolluar të kafshëve, një veturë është dëmtuar, kur një shofer i automobilit ka tentuar që t’u ik dhe kishte përfunduar në gardhin mbrojtës.
Për momentin nuk dihen shkaqet për fatkeqësinë dhe dëmin që është shkaktuar, ndërsa vazhdon ekspertiza.