Të paktën 30 persona janë mbytur pasi anija që po barte një ekip futbolli dhe përkrahësit e tij është fundosur në Lumin Albert në Uganda. Anija e mbingarkuar, po barte 45 persona, nuk ishte mundur ta mbante drejtpeshimin për shkak se shumë persona kishin kaluar në njërën anë të saj, policia ka thënë për AFP, transmeton Express. Raportohet se 15 persona janë shpëtuar.