Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është përmbyllur afati për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.
Kjo parti ka bërë të ditur po ashtu se gjatë kësaj periudhe kanë aplikuar 16.631 mërgimtarë, derisa 134.188 e-maila nuk janë hapur.
“Sot u përmbyll afati për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit. Ata që ende nuk e kanë marrë konfirmimin duhet t’i verifikojnë e-mailet ditët në vijim”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë
Sot u përmbyll afati për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit. Ata që ende nuk e kanë marrë konfirmimin duhet t’i verifikojnë e-mailet ditët në vijim.
Me këtë angazhim të madh, me këtë energji të bashkatdhetarëve tanë referendumi i 14 shkurtit do të jetë edhe më madhështor.