Shkup, 30 nëntor – Përmbaruesit mesatarisht çdo muaj paguajnë rreth 9 milionë euro për borxhe të ndryshme nga qytetarët dhe kompanitë, ndërsa procesi i pagesës zgjatë mesatarisht më gjatë se një vit, shkruan gazeta KOHA. Sipas të dhënave të Odës së Përmbaruesve të Maqedonisë, prej fillimit të vitit deri në fund të shtatorit, përmbaruesit mezi kanë paguar 75.4 milionë euro nga llogaritë e qytetarëve dhe kompanive, që është për 2.5 milionë euro më pak se periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Ose, çdo muaj mesatarisht mezi janë paguar rreth 8.5 milionë euro. Vetëm prej faturave të qytetarëve-debitorë, për nëntë muaj të këtij viti janë paguar rreth 24 milionë euro, çka është për 4 milionë euro më shumë me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, ndërsa pagesa e borxheve nga shteti ka qenë 9.1 milionë euro. Sipas të dhënave nga Oda e Përmbaruesve, rreth 60 deri 70 për qind nga të gjitha mjetet të cilët i fitojnë përmbaruesit për pagesë – janë borxhe për fatura komunale të qytetarëve. Pagesa e kërkesave është sipas Ligjit të përmbaruesve. Versioni i ri i draft-ligjit duhej të miratohej me 20 gusht, por u shty për fillimin e vitit të ardhshëm. Ashtu siç ishte paraparë nga fundi i verës, kompanitë komunale i përshpejtuan dorëzimet e kërkesave tek përmbaruesit për pagesë të detyrueshme dhe për bllokim të xhirollogarive edhe për borxh simbolik, ndërsa shpesh dhe për fatura të paguara. “Përjetova shok kur e mora paralajmërim nga përmbaruesi se borxhi për rrymë elektrike prej 2000 denarësh nga viti 2013, tani duhej të paguaja 15 mijë denarë, plus avokatin dhe përmbaruesin. Nuk arrita ta kuptojë, sepse faturën e kisha… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.