Lionel Messi dhe Argjentina… Historia më e bukur e dashurisë, por edhe më e pafat. Ende vazhdon të jetë mister në ditët e sotme se si “pleshti”, një ndër futbollistët më të mirë të rruzullit dhe historisë, nuk arrin të bëjë diferencën dhe vuan presionin e madh që buron nga populli albiceleste.
Jo më kot, kohë më parë, në një intervistë të dhënë për “TyC Sports”, numri “10” i Barcelonas do të rrëfente se djali i tij i madh, Thiago, ndihej keq për faktin se i ati nuk fitonte dot me kombëtaren dhe shpesh nga kritikat që vinin përtej Oqeanit. Pas fitimit të titullit, dhurata i ka ardhur nga TyC Sports, që kishte përgatitur një kolazh videosh me mesazhe që vinin nga tifozë 6 vjeçarë, bashkëmoshatarë me Thiagon, të cilët i thonin djalit të Messit se nuk duhej të mërzitej për këtë gjë, pasi babain e ti, të gjithë e donin.
https://twitter.com/i/status/1123162782415769600