Ultrasët europianë nuk duan të ndihen inferiorë ndaj atyre argjentinas dhe këtë e kanë treguar mbrëmjen e sotme në kryeqytetin grek, Athinë, ku po përgatitet të luhet ndeshja mes AEK-ut vendas dhe Ajaxit të Amsterdamit.
Tifo-grupe nga të dy kampet kishin lënë takim në rrugën Alexandria, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe menjëherë atje mbërritën rreth 60 tifozë holandezë dhe disa të tjerë të Panathinaikosit, për t’u përballur me rreth 180 tifozë të verdhezinjve të AEK-ut.
Flakadanë, tymuese, grushte e sende të tjera të forta u përdorën në përleshjen, që nëse nuk do ishte për ndërhyrjen në kohë të policisë greke, mund të kishte degjeneruar në një bilanc tragjik.
Big clash in Athens tonight. Huge group of Ajax hooligans (200+-, included 60 Panathinaikos + 7 Cracovia) attacking the clubhouse of AEK Athene where are around 180+- hools located! pic.twitter.com/39hvmYcPIW
— Casual Ultra (@thecasualultra) November 26, 2018