Të paktën 20 persona janë arrestuar pas përleshjeve midis ithtarëve dhe kundërshtarëve të presidentit amerikan Donald Tramp në Berkli në Kaliforni. Në qendër të Berklit mbrëmë u tubuan rreth 200 persona me ç’rast ka ardhur deri tek trazirat. Dhjetëra policë kanë reaguar me ç’rast kanë pasur përleshje me demonstrantët. Në mbarë SHBA-në dje protestuan më shumë mijëra persona duke kërkuar nga Trampi ta publikojë tatimin e tij.