Paris, 14 korrik – Marshi i organizuar në thirrje të sindikatave shëndetësore, të mbështetura nga jelekët e verdhë, solli deri në përleshje mes protestuesve dhe policisë.
Disa mijëra protestues në ditën e festës nacionale të Francës – 14 korrikut në Paris, në thirrje të disa organizatave sindikale, përfshirë edhe CZHT dhe Solider, si dhe mes kolektivit të spitalit, të cilët kërkojnë më shumë resurse për spitalet.
Kur protestuesit lëviznin drejtë sheshit të njohur, shpërthyen tensionet e para.
Mes protestuesve, disa erdhën nga tubimi organizuar prej “jelekëve të verdhë” para Inspektoratit të përgjithshëm të policisë (IGPN – policia e policisë) që ta dënojnë dhunën policore në prezencën e disa nga personat e lëvizjes të lënduar gjatë protestave. Në protesta të pranishëm ishin prezentë sekretari CTZH, Filip Martinez, këngëtari Fransis Lalan dhe deputeti i Francës Erik Kokerel.