Shkup, 20 mars – Dy gra të punësuara në Qeverinë e RM-së mbrëmë janë përleshur fizikisht pas një zënke verbale.
Siç kumtoi MPB-ja, në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup u lajmërua se në hapësirat e bodrumit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në lavanderitë, M.D. (34) dhe A.N. (40), të punësuara në lavanderitë gjegjësisht në SHPPP, pas zënkës së ndërsjellë verbale janë përleshur edhe fizikisht.
Nga policia informojnë se punohet në zbardhjen e rastit.