Ndeshja nga liga NBA ndërmjet Toronto Reptors dhe Çikago, pos që ishte interesant në parket, ku fituesi nuk dihej deri në minutat e fundit, ndodhi një përleshje ndërmjet koshave, edhe atë ndërmjet basketbollistëve më të fuqishëm nga të dyja ekipet, Robin Lopez dhe Serzh Ibaka, bën të ditur gazeta KOHA. Të dy basketbollistët ishin nervoz në një moment, ndërsa diskutimi i tyre u shndërrua në përleshje fizike. Për fat të mirë reaguan basketbollistët e të dyja ekipeve, dhe incidenti menjëherë u evitua. Toronto në vazhdim të ndeshjes arriti fitore me 122:120.